TEKSTI ORIGJINAL

Pasdite është, bën nxehtë e vapë, ndërsa unë rri vetëm e meditoj, kurse pak më tutje ndodhet autostrada më e rëndësishme e kombit tim,
një roje nga Kukësi më ka treguar se jeta është e vështirë, ndërsa më tha se duhen parime dhe punë e fuqishme që të arrish shumë,
e bisedova gjatë me të saqë po rritesha pak e nga pak kohë pas kohe, më shpejt se ç’duhet, ndoshta,
ndërsa nga pas shpine dëgjoja si thirrje të mamasë sime më shumë, por edhe të shokëve të fëmijërisë, sikur thoshin: “Nisi”.

Ulesha në atë zheg, në vapë të madhe dhe mendoja, për Shqipërinë time, për Italinë ku kisha disa të afërm, për tokë e dhe,
në vendin e punës së ç’rregullt, e më andej mora gazetën dhe lexova lajmin e tmerrshëm se dikush në Durrës ka vrarë 4 policë, në mes të qytetit,
i ekzekutoi ftohtë dhe se mora vesh më vonë se këtë njeri nuk guxonin që ta dënonin, sepse kishte “shpatullat e ngrohtë”,
kuptova sa mënxyrë ka ky vend, në vendin e punës të ç’rregullt gërthita me vete: “O Shqipëri, o vendi im, ku pafajësia rron ngërthyer prej dhëmbëve të gjarpërit”.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024