TEKSTI ORIGJINAL

Sa ka Deti uji
Qielli kaltërsi
Aq kanë prindërit
Dashuri për ty

Nëna, emri pa sinonim
Që eklipson gjithësinë
Të bjen dhe të mbanë në jetë
Për ty jeton dhe është gati të vdes

Babai, ai që të mbanë në zemër në heshtje
Edhe kur nuk je me të, të merr me vete
Të ka dritë në sy
Një jetë e ka për ty

Nënë e Babë
s’ka tjetër në këtë botë
Foleja e shpirtit tënd,
që e len dhe e gjen të ngrohtë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024