TEKSTI ORIGJINAL

Plagë pa shërim
ëndërr e trishtuar
Shpresë e hidhur
sëmundje e pa shëruar

Shekujt po kalojnë
për ne s’po ka ndryshim
Na ke nda e tretë
në lindje e perëndim

Hynë në shtëpitë tona
na e merr rininë
Vjet për vjet na len
me zemër të thyer

Në konak len pleq
pa djepa, pa jetë
Tri hise jashtë
një brenda kemi mbet

Ditën ta fsheh Diellin
natën Hënën
Jetojmë larg atdheut
pa Babën, pa Nenën

Rinia po na shkon
duke vrapuar pas teje
Pleqëria duke provuar
për te ikur prej teje

Rrufe hape qiellin
flake ketë fjalë
Largo nga ky truall
mos na le më mall

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024