TEKSTI ORIGJINAL

E humbur, më përshëndet
E sa me gaz të afrohem.
Të dy të humbur në kët’ det
S’kujtohen për ne, jo, s’kujtohen!

Dhe dorën të dhash ta kapësh fort
Mbi barkën tonë që lundron e dehur
Dorën mba fort, sot e mot
Kam shumë gjëra për të të shprehur.

Sa mirë që s’kujtohen për ne!
Sa mirë që na lanë mbi re!
Të harruar në një det ne,
Do t’i kujtojmë për mosmirënjohje.

E do të lundrojmë bashkë të dy në detin tonë të artë.
Do të pasqyrojmë njëri-tjetrin në më të bukurën mënyrë.
Do të mundohemi të mbijetojmë bashkë të dy në atë varkë.
E në tokë do të ecim sërisht bashkë të dy, pasi as toka
S’ka për të na ndarë! Ne të dy!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024