TEKSTI ORIGJINAL

Kur mësuesit na thanë që në maj do shkonim në ujvarën e Mirushës, u gëzuam jashtë mase shumë.Unë doja shumë që të shkoja atje.Ishte një vend interesant dhe i pazbuluar për mua.Mezi prisja ditën e nisjes.Dhe kur shkuam, ora ishte 7 e mëngjesit.Dielli sapo kishte aguar.Kisha shumë emocione.Unë nuk isha vetëm, por bashkë me shokët e klasës dhe me vëllain tim Andin.Dhe një orë mbasi e kaluam kufirin e pastaj mbërritëm në Gjakovë.Ky qytet ishte shumë i pastër dhe me gjelbërim.Ajo ishte shumë e veçantë.Të gjithë ishim të gëzuar.Pas kësaj ndalese të këndshme në Gjakovë, u nisëm me të shpejtë për në ujvarën e Mirushës.Por teksa ecnim, autobusi ndaloi.Mësuesit na thanë që pjesën tjetër të rrugës do e
në këmbë.Kur dolëm nga autobusi, mjegulla e mëngjesit ishte akoma prezente.Bënte ftohtë.Por unë i kisha marrë masat.Nxora nga çanta ime një mushama dhe e vesha tek ecja.Rrugët ishin me baltë dhe shumë të vështira për të ecur.Ndërsa ne po ecnim, një gjë e frikshme ndodhi.Një gjarpër na u afrua neve dhe të gjithë patën panik.Fatmirësisht mësuesi e largoi tutje me një shkop.Sa më shumë ecnim, aq më shumë dëgjojë zhurmën e ujvarës.Vrapoja i ngazëllyer.Dhe më në fund, arritëm.
Mirusha ishte më e bukur ngaqë e kisha parë në fotografi.Ajo më jepte paqe shpirtërore e qetësi të thellë.Bukuria e saj të magjepste.Ujvara ishte e rrethuar ne gjelbërim.Unë u dashorua me atë pejsazh.Pas një ore ne u larguam për të shkuar në vende të tjera.Për mua ky ka qenë udhëtimi më i bukur që kam bërë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024