TEKSTI ORIGJINAL

Frynte era mëngjezore,
Dhe pemët zgjonte nga gjumi,
Nën rrezet pranverore,
Me gaz, gurgullonte lumi!

Bari, fushat kish nbuluar,
Lulet sapo kishin çelur,
Borë e dimrit, harruar,
Mbi ndonjë mal, kish ngelur!

Dhe sodisja, gjithë ëndje
Pa rreshtur, këtë bukuri
Dhe s'di pse, nëpër mëndje,
Papritur më erdhe ti!

Dhe gjithçka, humbi dritën
Bukuria u venit, u zbeh..
Edhe sytë e mi, u fikën
Sapo ndërmend më re!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024