TEKSTI ORIGJINAL

Jeta jonë rri varur në një fije peri,
por këtë nuk arrijmë që ta kuptojmë
dhe nëpër ditë grindemi shumë shpesh,
mbetemi pengje të zemërimit të fortë.

Harxhojmë ditë të tëra pa bërë asgjë,
orët mbushim me fjalë e thashetheme,
ato na lidhin porsi rrjetë merimange
me vogëlsirat dhe jetën e të tjerëve.

Na duket se kemi pafundësisht kohë,
që jeta nuk njeh kufij, as kjo botë.
Në një çast ndjejmë që fija dridhet
e gati këputet, është tejet e hollë.

Atëherë duam të ndryshojmë gjithçka
dhe një çast të vetëm ta dashurojmë,
të rizgjojmë ndjesitë e përgjumura,
mëritë e vjetra t’i fshijmë me gomë.

Por fija këputet, është tepër vonë...

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024