TEKSTI ORIGJINAL

Jam falur gjithë jetën në tempujt e Zotit,
mëngjesit të bekuar në acar a në zheg
I'u binda përgjunjur tekave të motit,
shiut që lag e diellit që djeg.

Besomëni o njerëz dhe ju mëkatarë,
unë i falem Hyut si askush tjetër,
Filizit të grurit kur çelet në arë,
malit kryelartë dhe barit të gjelbër.

Gjinjtë e plazheve të virgjër më kanë pagëzuar,
me shenjtërinë e rrezeve, ujit edhe kripës.
Dheun e bukës me mall kam mbajt' në duar,
jam shkundur prej erës, dashurisë dhe frikës.

Gjithëfuqia Jote me dorë ndërtoi tempujt,
Unë, mëkatari botës, jam falur papushim
Shpirtin mes vargjesh lashë amanet për shekujt,
Besoni o njerëz! Ky është tempulli im.
Al

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024