TEKSTI ORIGJINAL

Një baladë e zezë, vaj i kobshëm e ka sot në simfoni uji,
një këngë e mbushur me ngjyra të zbehta, që kanë fytyrat e zbehta,
ndër anët e rruzullit tokësor, me nota të errëta, që gëlojnë në katër anë,
e ndër udhë, e kudo, ndihet zia, heshtja, mposhtja, nënçmimi i kujtdo që dëshiron lirinë në këtë glob.

Për të gjitha këto shërben baladë e ujit, ajo me fuqinë më të madhe që e ka,
që si vorbull rrotullohet e fate njerëzish ka me vete, që janë si ruletë e kësaj jete,
nëpër varfërinë e rrugicat e mëdha të planetit, ndër rruazat e sistemeve diellore,
si në oqeane derdhet lot i madh i dhimbjes njerëzore, ku ndahet Paqësori me Atlantikun.

E balada e ujit vazhdon në këtë glob, të ndalur me siguri që nuk ka, në sytë e mëdha,
të popujve të vuajtur, e në mes të tyre, si kënga me tekstin “rrotullohet globi”,
është mes tyre i vogël dhe plot jetë, atdheu im, vendi im, një shenjë e qartë, e populli im, e ka baladën e vet,
baladë e ujit që kërkon të shpërlajë varfërinë e madhe, pamundësinë sa një mal, e thërret në emër, baladën e ujit.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024