TEKSTI ORIGJINAL

Gugu gugu guguftu!
As një zë...
Mbase lemza shkon e zë

Mbase shkon e dëgjon ora,
Mbase këthenet guguftuja...
Si e lash, m'u thaftë dora!
Guguftun'me shtatë tuja?

Dikur bija, si fajkua,
Shtek më shtek e në sinor,
Duke shkelur përmbi thua,
Ajo pristene obor...

E ajo e un'e Zoti,
Na të tre dhe hiç njeri,
Dhe në pika të çdo loti
Yll i fatit rreth flori!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024