TEKSTI ORIGJINAL

Nëna është bletës,
Babai është kollonë,
Fëmija është jeta,
Se për atë jeton.

Jeta është e jotja,
Ashtu si tu dhurua,
Fëmija kur u rrit,
U nda se u martua.

Ty të la të plakur,
Vetëm pa fuqi,
Ti prapë rri mendon,
Fëmija a, ha. a pi.

Domaten e presin
Dhe e han me krip mbi tavolinë
Lekët i kursejnë,
T'ia u japin kur te vinë.

Sytë i mban te porta.
Me ankth të përvëluar,
Nuk flenë po rrinë të zgjuar,
Mbi shtrat duke menduar.

Prindi nuk do lek,
Dhe as pasuri,
Kërkon pak aromë,
Nga gusha e ti.

Prindi lind dhe vdes,
Me ankthin në gji,
Për çup dhe për djalë,
Dhe për pjelljen e tij.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024