TEKSTI ORIGJINAL

Po te isha poet i njohur
Do te isha si Driteroi
Si Mojkomo, Fatos Arapi
Tolstoi e Viktor Hygoi

Kur isha djalosh i ri
Likua ne shkolle s'me dergoi
Me dha kazmen e lopaten
Vij mulliri te ndertoi

Me dha krraben edhe gunen
Blektori te mbareshtroi
Qumesht te coja ne baxho
Per shkolle kurre nuk mendoi

Azotiku me hapi rruge
U bera kimist me pervoje
Prodhova nitrat amoni
Hidrogjen per mburoje

Azotiku iku me la
Jeta me vrau me copetoi
Qe te le dicka te vyer
Skalit vargje i rimoi

Po te isha poet i njohur
Do te lindja mbi bregdhim
Do te delja mbi Tomorr
Do te ndricoja gjithesine

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024