Teksti Origjinal

Lozonjare plot ledhe,e bukura e vërtetë
Parfumi joshës më bën që të dridhem
Me klasin që deh sikur lëshon një rrjetë
Një rrjetë që të çmend e më bën të lidhem.

Kurrë s'më kish' ndodhur që të lidhem vetë
Nga sytë e tu plot epsh,e imja Perëndi
I lumtur pa të njohur s'do isha unë në jetë
As në tjetrën botë s'do njihja lumturi.

Kaluar mbi taka me mëndafsh të veshur
Smeraldet ndjellin kobshëm mbi gjoksin e bukur
Përcëllijnë dy buzët duke buzëqeshur
Digjen ngadalë e treten duke puthur.

Tek më ulesh në prehër ngre me kast fustanin
Ç'i kam bërë Zotit të vuaj e të heq?!
Dëshmitarë kam yjet dhe divanin
Dhe vulat në qafë,të kafshuar keq!

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v2.9 © 2019