TEKSTI ORIGJINAL

Socialist e Demokrat
Jemi te gjithe nga nje fshat
U rritem me buke te thate

Kemi punuar bashke ne are
Hapem brazda mbollem fare
U rropatem ne ugar

Bashke me dhene e bashke me dhi
Bashke ne ere e ne stuhi
Bashke bluam ne nje mulli

Ne lumenj grurin e shim
Edhe sot nuk e dim
Perse hanim vishkosin

Bashke punuam ne cezem thate
Bashke burrat edhe grate
Kercyem simfonin e shtate

Dyzete vite rrugetuam
Por sic duket su kuptuam
Fijet na u ngaterruan

Kur hyri pseudemokracia
Hyri sherri lemeria
U shtua llakomania

Gjithcka qe kishim ndertuar
Iku naten pa kuptuar
Pa gjurem, pa regjistruar

Sot dalim bejme fushate
Na mbeten dy gishtat larte
Korrim, grime bejme sallat

Sot kemi partit tona
Qe nga Vjosa te Valbona
I ben corap punet tona

Na cuan ne anarki
Na e bene lesh e li
Njeriu po ha njeri

Po kalojne tridhjete vjet
Secili kerkon pushtot
Per liderin vret e pret

Socialist e Demokrat
Bashke jetojme ne nje fshat
Si na hyri ky murtat

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024