TEKSTI ORIGJINAL

Më kujtohen mëngjeset e herët...
Kur zogjtë pinin kafen e vazhdonin punën.
Dielli që fliste sa dilte
E me ne deri vonë rrinte.

Po ato netë me temperaturë të lartë?
Kur sytë e hapur më mundonin...
E trupin ma fërkonin me uthull të thartë...
Më kujtohet kur më donin, kur më donin!

Ato xhirot gjithë qejf
Rreth lëndinash duke kullotur
Mbaronin shumë shpejt, po, po, shumë shpejt
Sa vinim njëherë rrotull.

E ato pasditet kur të dilte emri...
Se futbolli lozet me shumë.
Fikeshin dritat në gjysmën e lojës
E shumë shpejt na vinte gjumë.

Më kujtohen ëndrrat tona
Që endeshin të lira mbi balona
E teksa era mi sjell ndonjëherë vërdallë
Më kujtohet fëmijëria e ndjerë, si përrallë!

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024