TEKSTI ORIGJINAL

Të kujtohet dikur?
Kur në teatrin e rrugës luanim ca pleq?
Me paruke të bardhë e me bastun...
Na dukej pa to sikur i luanim keq.

Por ja që flokët u thinjkërkan kaq shpejt...
E këmbët nga dy, tre u bënë...
Erdhi pleqëria për të më dhënë mendt
Erdhi dhe zgjimi nga gjumi ku kisha rënë.

Oh! Dhe ishte një gjumë tepër i thellë
U desh gati një jetë, të zgjohem.
Me jetën u talla e po ajo tallje më vret!
Kur rrugës shoh ca fëmijë që tallen me pleqtë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024