TEKSTI ORIGJINAL

Kosova, Kosova

Nuk ka ndjenjë me të mirë n ‘ketë zemër
se me ngritë në qiell këtë emër

Nuk ka ndjenjë me të mirë n ‘ketë botë
se më qenë Dardanë n ‘ketë tokë

***
Ecim para pa pas frikë
Ne nuk thyhemi, jemi çelik

Fati na përcjellë se jemi trima
Jem Dardanë nga Iliria

Na ndjek fati se kemi mall
Ty Kosovë me të pa në vend të parë

Për fitore jemi lind e rritë
Ty Kosovë të kem jetë e dritë

Bujarinë e kem traditë
Mysafirët mirë me i pritë

Nga Dardanët s’ka ofendime
veç respekt e përgëzime

***
Ku mje nisë moj lulja me erë
N ‘Evropian po shkojmë ketë herë

Ku mje nisë moj lule kuqe
N ‘Botërorë me mare një nuse

Ku mje nisë moj lulebore
Prej fitores në fitore

Ku mje nisë moj lulja e arit
Të Dardanët, Besa e shqiptarit

***
Besa Besë, Besën e kem dhanë
Për Kosovë jetën dojmë me dhanë

E kem dhanë Besën e shqiptarit
Jem ushtar të Adem Jasharit

E kem dhanë Besën e Zotit
Jem pasues të Fadil Vokrrit

***

Kosova, Kosova

Nuk ka ndjenjë me të mirë n ‘ketë zemër
se me ngritë në qiell këtë emër

Nuk ka ndjenjë me të mirë n ‘ketë botë
se më qenë Dardanë n ‘ketë tokë.

***

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024