TEKSTI ORIGJINAL

Zemër e regjur me vuajtjet e së shkuarës
E shkrirë dhe e tretur prej vajit rrëke
Piskama të tmerrshme bien si rrufe
Në qiell të zi të therorit.

Gërmadhë kalbësirë, e zaptuar nga frika e dhimbja.
Luajnë, hidhen, kërcejnë në mes të saj.
Mbijnë si kërpudha
Porsa ka rënë shiu i vdekjes.

Duart e saj të vrangëta, të pluhurosura nga zhgënjimi
Zgjaten në mjegullnajën e ligështisë
Për të kapur një fijëzë shprese
Për ta tërhequr dhe shpënë
në kopshtet dritëplota te jetës,
Ku jeta mbin porsi lulet në pranverë

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024