TEKSTI ORIGJINAL

Misteri prapë më mbulon sytë, ata sy që shohin e nuk shohin,
pse torturë, pse mister, pse vallë mënxyrë,
më mirë qartë të jetë, jo turbullt, pa drojë, pa frikë, s’ka lojë,
e s’ka pse t’i lihet vendi veçse marrisë.

Po flas me ty o natë e errët dhe tortura jo nuk dua,
jo mister këtë natë, veç qartësi unë dua, se i vogël më nuk jam,
se djallezitë dhe fishekët rënë mbi mua,
s’dua më t’i përmend, vecse lumtur t’i lë pas. Të flas ty a më dëgjon, o natë e errët.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024