TEKSTI ORIGJINAL

Sa keq që nuk të njoha kurrë,
Si një vegim që gjurmë s’lë
Një çast m’u ngrite nga lart si kullë
Dhe çastin tjetër një hiç,asgjë.

Të dyzohem shpesh më ndodh
Shpesh herë dhe drita më behet terr!
Pa ty parajsa purgator,
Me ty purgatori ferr!

I mblodha stinët në tëndin kurm
Në tëndin shpirt aty të rrijnë
Drejt meje le të vijnë pa gjurmë,
Të shkrirë në të pestën stinë.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024