TEKSTI ORIGJINAL

Frushulliu një krahë thëllëzash,
më preu gjumin e vonë
(kisha fëmininë në ëndra
dikur...larg në fshatin tonë)...
Nëna që nga mali tutje
kthehej me thekër në shpinë.
Barra që në shpinë i tundej
më peshonte gur në brinjë.
Pas pelës në gur e gjëmba
vrapoja, mos m'ikte mëza.
Gjakun që më dil nga këmba,
e kishin në këmbë thëllëzat.
Ferrë më ferrë si dhi sherete
zgjatesha për dy tri mëna.
Ferrat me oreks për vete,
rrëmbenin kallinj nga nëna.
Pas kallinjve këmba këmbës
na vinin gjer afër fushës:
thëllëzat nga barrë e nënës,
larashi nga barrë e mushkës.
"Nënë, çlodhu pak te bregu!..."
Ajo ulej, flakë e kuqe.
Drapëri me hark të feksur
i zbardhte si hënë mbi supe.
Më zgjidhte kallinj të rëndë,
i shkoqte dhe pëshpërinte!
Te çdo kokër në pëllëmbë,
birit i numuronte vitet...
...Hapa sytë...s'qe më ëndra.
Nga dritarja sytë i ngrita:
njoha drapërin te hëna,
nënën e njoha te drita.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024