TEKSTI ORIGJINAL

Knjaz Nikolla, ' i burre me koke
ka ndodhe sonte disi n'qoke
e po i kandet me ligj'rue
ndeje te votra bashke me grue
mbasi darka ka mbarue
e shkuen femija n'shtrat me ra
kush tue cijze e kush tue kja.
Si, pra, buke nji here kane ngrane
per ure votres peshtet m'jane ane
zgjeshun brez e ashtu n'holla
kalle kamishin Knjaz Nikolla
edhe rrin ai m'njanen bri
tash duhan, tash vene tue pi;
pocin ngjat e ka n'fragji
tash tue grane do keshteja t'xeta
qi Milena me duere t'veta
ia qiron e ia ven perpara
si per grue qi e lype e mbara.
Aty, atehere, tue bisedue
po xen grues ai m'iu levdue
se keshtu Turkun un e theva
ketu ia bana, atje ia ktheva
se edhe Krajlat mue me duen
Serbi dhe Greku mue me druen
s'e marr n'dore un per Bullgarin
do ta marr Shkoder e Prizren
krajl do t'bahem pernjimend
edhe n'Shkoder do t'xa vend.
Ty do t'baj un nji mbretneshe
ma dollame nuk ke me veshe
a s'do t'veshe kunore mbi krye
por krejt n'ari ke me shndrite
e do t'veshe kunore mbi krye
nji dite udhe larg me t'shkelxye
pse ma trim se mue nuk ke
kahdo shkrepe dielli mbi dhe.
Qeshe Milena me ' i gjyse gazit
per keto makllada t' Knjazit
e as s'i bahej, jo, me i ndi'
perse i dajme t'tane kllapi
qi i flet Knjazi, vene tue pi
prandej rrin ajo pa za,
me gjipenuer carap tue ba
Vec ma vone nise me kuvend
qyqja, njeri, shka me kene!
memzi femijne kam vu me ra
pse, me gjase, dishka kane pa
e kaq fort t'mjeret jane trishtue
sa s'digjojne me fjete pa mue.
Shka kane pa, Knjazi po pervete
qi s'ndigjojne vetem me fjete
mbasi na edhe ktu po jena?
Nuk e dij, pergjeje Milena
vec si femija duen me thane
se keme kena buke tue ngrane
e nper kthina ata tue lujte
paskan pa nder shtamba t'uj't
struke te sjolli, ndeje kacuk
nji callme, si me kene turk
me tesbih e me cibuk
edhe kraheve leshue nji qurk
qi, zbe n'fetyre e buzekerveshem
tue qite flake nper sy e veshe
rrite femijeve tue ngerdheshe.
A mos t'jete, qyqja! Lugat?
pse po flitet neper fshat
se nji turk "kamatazhi"
i pa-bese e faqe-zi
diku andej prej Samoborrit
kenka cue lugat prej vorrit
hukubet me u pa me sy.
Hik!mo', i thote: a i ke mende n'krye?...
se lugat n'shekull nuk ka
Kush e din se shka kane pa
e u asht ba ferra"Brahim";
ase ndoshta, ndo'i kulim
do t'jete ba nder ta surrat
e u asht shti tjerev lugat.
Kush ka deke e hi ne dhe
ai nuk kthen, jo ma nder ne.
Vec se jeni, po ju, grate
Qi keto dokerra i qitni n't'thate
kur te mblidhni ju te hini
edhe fjale e hale mos t'gjini
per me fole me shoqet t'jueja.
S'ka lugat as shtrige, lum grueja
e un jam n'hall, po, me te gjalle
se per t'dekun po t'baj palle.
Si?... s'ka shtriga e s'ka lugeten?...
ia nise grueja prape me t'veten
Per lugete nuk e dij pse gja kurr s'kam pa me sy
vec nper gjind un shka kam ndie
por per shtriga s'ke shka thue
pse un t'njoh ma se nji grue
qi ketu mbrende, po, ne Cetine
( ndoshta ndoshta ndo'i kushrine...)
dalin naten porsi shkendia
edhe futen mbrende nder shpia
prej pullazit nper oxhak
e u xane gjindes frymen njak
qi, mandej, keta duen me thane
se n'gjume "ankthi" ata i ka xane
e s'asht tjeter vecse shtrigat
qi ua leshojne te mjereve t'ligat
ke shkojne naten rreth e okolla.
Perralla! perralla! thote Nikolla
t'tane perralla edhe kopalla
perse shtriga s'ka kurrkund
as n'qytet as ne katund...
A din shka, ti moj burrneshe?
xen ma vone Knjazi tue qeshe
mbasi shtriga ka, po thue
a m'i leshon keto shtriga mue
e. perze! Le t'm'erpijne gjalle...
Por m'i zgjidh me dhambe e tmballe
e jo rrole permbi hinit,
qi s'mund t'brejne as gjeth purrinit...
Hajt, he i ngrate! Si te shkoi jeta
me pallavra e fjale te shkreta
i pergjeje Milena atehere.
Un jam n'hall per femije te mjere
qi i ka kapun sonte friga
e ti m'qet dokrra per shtriga;
jo keshtu, i drue, jo keshtu s'i drue...
Cou me ra, pse vone ka shkue
pse dhe femija jane tue m'prite
e un do t'gdhije neser me drite
per me i bamun ranget e shpise
pse po kje qi e zoja e shpise
vete s'u del puneve perpara
aty s'reshket kurr e mbara.
Keshtu i thote grueja si n'merzi
mandej zgjarr'n e mbelon me hi
shpute e lamsh i qet ne shporte
e pat tjerre fjale tjera torte
me nji za si n'gjyse t 'marazit
"te mire nate" ajo ia thote Knjazit
( do gjuhe t'cilit xjerr kisht' pija)
edhe shkon me ta te fmija
me i tube djelm e me i varg vasha
shtri nen petka rresht si brasha.
Qeshe Nikolla nen mustak
e per t'vume punet n'kapak
mere e mbushe edhe nji gote
edhe shpike e ban zallote
mabdej pocin ndryne n'fragji
ndene kamishin nen sergji
mbasi llullen shkunde e ka
edhe shkon n'ode t'vet me ra.
e si lodhe qi kishte kene
ku me pune, ku me ate pike vene
qi pat pi sonte ma teper
me i here mende iu bane leter
edhe fjet e pa i ngjate
nisi t'madhe me gerhate...Kur, qe, aty t'u ba mjesnate
po i del gjumi Knjaz Nikolles
edhe sheh ai n'mjedis t'odes
nji njeri, ndeje ne kambe
me nji mjeker gjate nji pllambe
edhe barkun sa' i fund sheke
peshtjellun shtatit n'pelhure deke
qi, si surf'lli fetyret zbe
e tue i ardhun era dhe
rrite Knjazin tue e shikjue
me do sy qi me t'trishtue
si gastaja cungullue
Neper fetyre, mande, e mbi duerre
aty ketu edhe mbi pelhure
kish'do njolla gjakut' zi
qi per mendere m'te ishte ngri
e me qelb bashke ishte tha.
U tremb Knjazi kur e pa
e t pergjethe shtatit i ra.
Floket iu cuene shllunge perpjete
nisi fryma m'iu zanete
e e mb' loi djersa.Kishte mbete
tue keqyre n'te, e as s'isht tue mujt
prej trishtimit n'vend me luejte.
pse edhe n' "kryq" disi isht' kepute
kaq per mendere qi ' i here ke tute.
Por kambe-kambe, qe nisi lugati
me iu avite Nikolles kah shtrati
Knjaz Nikolla aty i rrin gati
e fille doren coj n'kobure
qi e kisht' vjerre nen nji figure
edhe don ai zjarrm me i dhane.
Kur lugati nise me i thane:
- mos e ven doren n'ngerkeqe!
nuk t'kam ardhe me mende t'keqe
as me t'carte, as me t' trazue
un kam ardhe ketu me t'kallxue
disa pune, qi tash kane bijte
e qi mire per ty asht me dijte
ashtu mue si m'dan nentrasha
Un jam Mehmet Ali Pasha
qi m'pat nise Mbreti n'Shqipni
per me i leshue Malit te Zi
Hot e Grude, Plave e Gusi
si n'Berlin kje ba pleqni.
Por, kur mrrina ne Gjakove
aty e zeze mue m'gjet nji prove
perse Krenet e Shqiptarise
me Ali Pashen e Gusise
nji be t'madhe po e ki'n ba
plak e ri ne lufte me rra,
burre e grue, po, n'lufte me u shue
e ato Male mos me i leshue
Prandej vete aty kur shkova
t'u cue n'kambe te tane Kosova
Peja e vogel dhe Rugova
edhe mue m'rrethuen nji rendit
shi ne shpi t' Abdullah drenit
ku mue t'mjerit me kane vra
te tane n'gjak mue me kane la
si me sy qi je tue pa.
Pra tash tjeter ty s't'ka mbete
vec, keto Male me i marre vete
e me i marre me pushke per faqe
pse, pa i ba nja disa gjaqe
per pa i djege disa bajraqe
toke Shqipniet n'dore nuk qet
sot Shqipnia asht ba "Milet".
Besa, atehere, po i thote Nikolla
mbasi vete s'mujtka Stambolla
keto Male me m'i leshue
puna gjate, thom, ka me shkue
pse si vete ke muje me pa
qyshe se n'gjak krejt kenke la
me pushke n'dore s'merret Shqipnia.
Vra ne fetyre Mehmet Alia
e prej pezmit tue qite shkendia
tue kercnue dhambte prej marazit
e vertete, po i thote ai Knjazit
se madje ka me t'u dashte
n'lufte me thye ma se nji rrashte
e me hjeke shum e shum zi
para se te hijshe n'Shqipni
pse, Shqiptaret, e dij ' dhe vete
se jane trima per kete jete
ata rob s'i shtrohen kuje
por me pase me i mesy pa buje
edhe n'moh naten me u ra
tash qi ata ' i here jane shpernda
un kujtoj se me pak gjaqe
puna ty te del per faqe
edhe hin ngadhnjyes n'Shqipni.
Prandej mbelidhe shpejt nji ushtri
edhe leshoje n'Plave e Gusi
naten n'terr befas t'u ra
e si n'gjak Plaven t'a kesh la
edhe zhbi ta keshe Gusine
atehere merr e mesyje Malsine
me tagan, me une ne dore
edhe shkimi ata malesore
pse, pa i shkime ata malesore
Shkodra ty s'te bjen ne dore.
E as s'ke ngae. jo me u hutue
pse Shqiptaret kane nise me u zgjue
kane nise shqip ata me shkrue
kane nise t'flasin per kombesi
per kombesi e per liri
per liri e autonomi
edhe gjate, thom, nuk do shkoje
e Shqipnia do t'kerkoje
me dale m'veti, si Serbia
si Greqia e Bullgaria
mbasi ka edhe ndonji Mbret
qi Shqiptaret ai po i gerget
ku me pare e ku me fjale
Turkut dore ata me i dale
Prande' atehere ti s'ke me mujte
gurt mbas d'shirit tand me u luejte
pse do t'dale kushdi se kush
qi e ka vu ka' dit n'rabush
Shqipatrise me i dalun zot
edhe guret ai ty t'i lot
Por po mujte nji here sot
keto Male me i pushtue
( qi ty dheske te jene perore)
jo vec keto ma s' t' dalin dore
por, me kohe e me dredhi
edhe n'Shkoder ke me hi.
Pse do t' dijshe, ti lum Nikolla
e e ka ba plaqeni Stambolla
ty ma para edhe Serbise
si dhe Krajlit e Greqise
Grekut, Shkjaut, po, edhe Bullgareve
m'ua leshue n'dore toket e Shqipnise
se me u dhane lirine Shqiptareve.
keshtu Nikolles i tha lugati!
Edhe tjeter nuk ia ngati
por u zhduk ai nper kthine
tue lane mbrapa nji qelbesine
qi der' vone u ndie n'cetine
Knjaz Nikolla atehere u cue
shpejt u vesh edhe u shtrengue
edhe duel naten per hane
per me u pjeke n'ate Mark Mila'n
n'Mark Mila'n ai per me u pjeke
me te fjalet per me i perpjeke
se kur n'Plave me qite ushtrine
se kur n'gjak me la Gusine
se kur flake me ndeze malsine
e se si m'e hupe Shqipnine
i hupte Zoti pernjimend
Knjaz Nikolle edhe gjithkend
qi mendon e shorton zi
per te buk'ren kete Shqipni.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024