Teksti Origjinal

Një tufë me zogj po udhëtonin tashmë në vendin ku do të ishte ngrohtë, se ftohtë ishte bërë tanimë këtu,
ata po bënin që të fluturonin e se në gjithë atë turmë, jo të gjitha do të shkonin në destinacion,
mes tyre një zog me këmbë të thyer gjendej diku në fund,
e se ai po shihej se nuk po fluturonte edhe aq mirë.

Turma ecte e çante përmes qiellit blu dhe të paanë,
në fund dergjej zogu i dallueshëm prej të tjerëve, që kishte vetëm një krah,
e se dy zogj të tjerë e vërejtën se kishte të plaguar krahun,
e vendosën që ta mbajnë në shpinë zogun e plagosur.

Por zogu që ishte plagosur e vërejti vetë se nuk mund të qëndronte dot më,
edhe dy zogjtë po lodheshin e mund të rrezikonin edhe ata,
nuk i kishin lënë fuqitë ende totalisht, por e pa se i mundur ishte,
por mbi të gjitha mendoi e veproi: “Do lodhen edhe këta dy zogj të mirë e do biem të tre, më mirë është të lëshohem vetë e t’i lë të shijojnë lirinë e tyre”.

Dhe ra në fund të tokës zogu me krahë të plagosur,
tashmë vdiq, u dërrmua në tërë trupin, nuk ishte më,
vendosi të ikë dhe zogjtë e tjerë të çanin e të udhëtonin në atë qiell të paanë,

..fluturonin shpezët nëpër hapësirën blu, duke përplasur fuqishëm krahët e lodruar në kaltërsi. E kjo ishte vdekja më e bukur, trishtimi më i paharrueshëm.

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:


Kartolina v2.9 © 2019