TEKSTI ORIGJINAL

Gjyshja plakë me napë të bardhë
Në raft rrëmonte diçka me shpresë
E ruaj k'të shishe që nga kam ardhë
Me ujë të "bekuar" marrë prej teqesë.

Shishen shikoja hiç pa u ndalë
Ishte ujë si gjithë të tjerët
Vërtetë që s'kishte asgjë të rrallë
Kur ballin lava mëngjesin herët.

Pastaj fërkova duart dhe sytë
Me ujët e bekuar të teqesë
Ky lëng që zbriti prej Perëndisë
Do ngjallë te ne plot dritë e shpresë.

E kur kureshtja me shpoi në zemër
E mora udhën në teqenë e shenjtë
Në varre shtrirë dervishë pa emër
Asnjë i gjallë nga dervishlentjë.

M'u ngjallën shpirtra,ndoshta prej frikës
Dhe dogja gishtin përpos qiriun
Do të shkosh e bën të ikësh
Kur ndesh përballë Imam Aliun.

Imazhi i Tij më humbi shpejt
Siç humbin ëndrrat në mëngjes
Më pa habitur dhe buza ju vrenjt
Pastaj po qeshte,u mek t'u qesh.

Dhe më zu gjumi mbi çilte leshi
Politikanë të njohur m'u bënë dervishë
I madhi tyre nën vesh përqeshi
Me hone "lutjesh",dhe me kemishe.

U tremba paq,nuk di si fjeta
M'u ngritën leshrat,u ndeza flakë
Nën një portret ca shishe gjeta
M'u bë se pashë prap gjyshen plakë.

Këta dervishlerë në arkivolë të vdekur
Në qivurë që kundërmonin në qindra vjet
U faleshin sakatë, qorr e të mekur
Unë s'kisha pse,isha poet.

Një shkrepse ndeza në njërën dorë
Me tjetrën paq qiriun ndeza
Me lule te freskëta thur një kurorë
T'u bëjmë homazhe veç në varreza.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024