TEKSTI ORIGJINAL

Po sikur të të thoja dhe një herë të dua…
Në vend të fjalëve që nuk ti thashë nga zemra
Se njerëz jemi, dhe gabojmë
E bëjmë disa gabime që përjetësisht na mallkojnë!

Po sikur të të mbaja dorën tënde fortë…
E me ty të rrija, sa herë që më kërkoje
Se njerëz jemi, ca dhe kokëfortë…
Mbyllim dyer dhe heraz i hapim, kot. (Mbyllim disa miqësi dhe fillojmë disa të tjera)

Po sikur mos të largohesha kurrë…
E fatin tonë ta pranoja siç ishte
Se njerëz jemi, nuk jemi gurë
Siç të kripur janë lotët kur trishtohemi
Lot të kripur derdhim dhe kur gëzohemi.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024