TEKSTI ORIGJINAL

Në këtë dhé
U linda e u rrita
Takova Diellin e Hënën
Babën e Nënën

Këtu mësova
Gjuhën shqipe
Pash Shqiponjën
Heroike

Në ketë parajsë
Ndihem mbret
S’ka vend tjetër
Që kështu m’pret

Tokë e mbytur
N‘gjak e n‘ar
Katër stinë
Sillen vërdallë

N‘fusha plaken lulet
N‘bjeshkë bora
Brigjet i lanë deti
N‘qiell sundon Shqiponja

Dashurinë për ty
Nuk e zë qielli
Shkëlqimin tënd
Nuk e ka as Dielli

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024