TEKSTI ORIGJINAL

Të dërgova letër njëherë,
Të thashë shihe me kujdes.
Fjalë zemre në s'të sjell,
Hidhe në një kosh, me fshesë.

Dhe në si lidha mirë fjalët,
Të shprehesha thjesht e qartë,
Të paktën ti më hap rrugën,
Të vij vet në mesnatë.

Të dërgova njëherë letër,
S'e mbaj mend vitin që ishte.
Në s'më doje, ti patjetër,
Ta mbaje, kujtim ta kishe.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

ThenieShqip v5.0 © 2024