TEKSTI ORIGJINAL

...nuk mund të ma rrëmbesh lumturinë
heshtjen e kam të pakapshme
ndjesinë e vëllezërisë e kam të fshehur
në brendësi janë te ankoruara burimet jetësore
andaj
me lejo të frymoj në botën time
durimit të dorëzohem
bashkëbisedoj me engjujt e fisnikërisë
qenjësisht të përkushtohem miqësisë
ja pra
sheh se natyra ime më ndihmon
ofron mundësi i qetë të ndihem
emocionet të dorëzoj tolerancës
mllefin të konvertoj në gjuhën e mirëqenies
apeloj
të shterish oqeanin e mërisë e xhelozisë
përkrahish shembjen e marrisë e turpit
ecish shtigjeve të përcaktuara të Zotit
gjen qëllimin e shpirtmirësisë
shpresoj
besimit të nënshtrohesh
pendimit të hapish zemrën e ngurtë
brejtjes së ndërgjegjes të gjynjëzohesh
një ditë, një ditë do të jesh i qetë denjësisht...

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Teksti i kartolinës duhet të përmbajë 1-6 rreshta:

ThenieShqip v5.0 © 2024