TEKSTI ORIGJINAL

Mjegullojnë ngadalë
kujtimet e mia
dal pranë detit
dhe më mbyt vetmia

Me kitarë në duar
bëj dy-tri fjalë
me kaltërinë e detit
du për tu çmallë

Me kitarë në duar
bëj dy-tri fjalë
me kaltërinë e detit
du për tu çmallë

Qaj pranë detit
mbi atë breg
deti e hap zemrën
edhe ai flet

Shihe ti o mik
këtë zemër time
edhe unë i kam
po ato mjerime

Shihe ti o mik
këtë zemër time
edhe unë i kam
po ato mjerime

Por s'u bë e imja
ajo s'u bë kurrë
zemra herë ngrin
herë digjet furrë

Asgjë s'ka mbetur
më në jetën time
veç dashurisë së humbur
dhe ato kujtime...

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme: