TEKSTI ORIGJINAL

Zeri yt ne telefon
Me tha prape, "Eja".
Zemra inatin e harroje
Une prane te erdha.

S'ish takimi i pare, jo,
Por as i fundit.
Buzet thane: "Me fal ti"
Qerpiku nje lot shkundi.

Dhe ne syte tane u hap
Nje drite gezimi.
Zemra i tha zemres
Beso ne dashuri.

Per t'i dhene udhe mendimit te bukur
Prane te dua ty, vec ty.
Dhe cdo gje e cilter doje perhere
Ne mes nesh te dy, te dy.

Ne cdo hap te jetes sime une dua
Qe te jesh dhe ti dhe ti.
Ne cdo hap dhe ne gezime te jetes
Prane te ndjej o dashuri.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme: