TEKSTI ORIGJINAL

Oh ç'më zgjove nga kjo natë
nga lundrimet ëndërrore,
kur ëndërroja për ty vashë
në ditët e bukura rinore.

Si era që është e paparë
ç'më hyre n'dashuri,
si fletët e flakës gjigande
ç'më ndize-kandil në gji

Nora ou ou ou Nora
ou ou ou Nora
une te dua Nora

Rrugës të shoh e mërzitur
me flokë të shprishura nga era,
mendon se më s'të dua,
mendon se të kam harruar.

Prej dritares kur t'shiqoj
e dëshpëruar më buzëqesh,
Shpalon flokët, më shiqon
e dashur e imja do të jesh.

Nora ou ou ou Nora
ou ou ou Nora
une te dua Nora

Të dashuroj der në vdekje
të betohem në ty,
Jeta ime ti më je,
drita e syve të mij

Nora ou ou ou Nora
ou ou ou Nora
une te dua Nora

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme: