TEKSTI ORIGJINAL
Nuk e di si mund të flihet në këtë natë,
kaq shumë dritë ajo s’ka patur asnjëherë,
lart në heshtje qielli mbledh me mijra yje
në sytë e tu, në shpirtin tim i hedh.
Nuk fryn erë gjithçka më duket se ka ngrirë
dhe ke frikë të hedhësh qoftë edhe një hap,
i hutuar, dehur nga prania jote,
i mrekulluar jam dhe nga kjo natë.
Refreni:
Ti je për mua një diell,
ti je për mua një ëndërr.
Ti je për mua gjithçka,
Ti je e vetmja zemër.
Të dua përjetë.
Ja fjalë të pathëna
në buzë më digjen tani,
shpirtin ma brejnë pasionet
zemrën ma djeg ti.
Të dua në përjetësi.