TEKSTI ORIGJINAL

(2X)
U nda çupa me babanë
si rrëke lotët i ranë
lagu gushe dhe fustanë
mallëngjeu tërë dynjanë

(2X)
Se baba nuk gjen gjëkundi
të kërkosh qiellin dhe tokën
e kanë thënë, i kanë vënë vulën
çupa për babanë lë kokën

(2X)
çupa për babanë lë kokën
prej qëmoti e kanë thën
nuse shkon në derë të botës
por zemrën pas e ka lënë

(2X)
Se baba nuk gjen gjëkundi
të kërkosh qiellin dhe tokën
e kanë thënë, i kanë vënë vulën
çupa për babanë lë kokën

(2X)
çupat janë derë e botës
fjalë e urtë kështu thotë
sa ka ujë pusi i shtëpisë
aq ka syri i çupës lotë

(2X)
Se baba nuk gjen gjëkundi
të kërkosh qiellin dhe tokën
e kanë thënë, i kanë vënë vulën
çupa për babanë lë kokën

(2X)
Se baba nuk gjen gjëkundi
të kërkosh qiellin dhe tokën
e kanë thënë, i kanë vënë vulën
çupa për babanë lë kokën

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme: