TEKSTI ORIGJINAL

[ Remzije: ]

Çka shkoj dje nuk kthehet sot,
As me vuajtje as me lot
Çka ka shku` ska me u kthy
Qani, qani o ju sy...

[ Nexhat: ]

Sikur dje e si sot,
Ditet vitet po kalojnë
Hala s'po mundem me paramendu
Si të lash e t'thash s'të du
Në sytë e mi një hije e kam pas,
Të kam lanë e zemrën ta kam plas
Po zemër-plasur vet sot jam
Malli për ty po më thanë....
a më do...

[ Remzije: ]

Çka shkoj dje nuk kthehet sot
As me lutje as me lot
Unë lotët sun i mbaj
Faj nuk kam e prapë po qaj
Çka shkoj dje nuk kthehet sot
As me lutje as me lot
Çka ka shku s'ka me u kthy
Qani ,qani o ju sy.

[ Nexhat: ]

Si atëherë e si sot,
N'zemër t'kam e nuk del dot
Ti ende vlon nëpër gjakun tim
E unë e vrava dashurinë

Një shpresë e kam te i madhi Zot
Të na bashkoj në tjetër botë
Po çdo njeri në jetë gabon
E kuptova, tash është vonë, ah shumë vonë...

[ Remzije: ]

Çka shkoj dje nuk kthehet sot
As me lutje as me lot
Unë lotët sun i mbaj
Faj nuk kam e prapë po qaj
Çka shkoj dje nuk kthehet sot
As me lutje as me lot
Çka ka shku s'ka me u kthy
Qani ,qani o ju sy.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme: