TEKSTI ORIGJINAL

Ftyni era u çel taraba
Çou Halil se Avdyl Aga
Çou Halil se Avdyl Aga
Me treqind sejmen përmbrapa

Musta i vogël u çu në kambë
Kërkon armët ku i kam lanë
Na i ka mshefë ky miku mramë
S’e ka mendjen me na i dhanë

N’qafë na paç ti mori motër
Që na rrejte na prune n'Shkodër
Që na rrejte na prune n'Shkodër
Ty mos të leftë kurr djalë në votër

N'mos m’leftë djalë e n'mos m’leftë çike
Këtë punë motra s’e ka dijte
Hajt Halil o vëllau i motrës
Ti pret motra ti qent e Shkodrës

Kur ja vuna thikën burrit
Si t'me dilshin vllaznit prej burgut
Kur ja vuna thikën djalit
Thash se i nxorra dy sytë prej ballit.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme: