TEKSTI ORIGJINAL

Një puthje, nga kjo ëndërr,
pse më zgjoi pa frymë mbeta unë për një çast
sa larg më çoi në ato kujtime...
kur të këndoja ty moj me kitarë

Dhe era flokët lehtë seç t'i tundte
dhe në dritare rije si një pikturë
edhe Hëna skuqej kur unë të puthja
si margaritar shkëlqenin sytë e tu

REF 2x:
Sa qindra net kaluam bashkë
sa tinguj të bukur me kitarë
sa mijra yje ne të dy seç na vështronin
sa puthje të zjarrta më falje ti
sa lot i derdha unë për ty
dhe sa kujtime në ato netë
që kurrë s'mbaronin

Të humbur ne në dashurinë e çmendur
të humbur si dy zogj që s'kanë fole
të puthja unë ty moj si i marrë
mbi buzët tona sot dhe Hëna fle

REF 2x:
Sa qindra net kaluam bashkë
sa tinguj të bukur me kitarë
sa mijra yje ne të dy seç na vështronin
sa puthje të zjarrta më falje ti
sa lot i derdha unë për ty
dhe sa kujtime në ato netë
që kurrë s'mbaronin

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme: