TEKSTI ORIGJINAL

Ti s' e di moj Shqiperi pse të dua unë ty
për një lis e për nje krua ku më mbeti mëndja mua
për një prag të balt shtëpije për një rrap që më bënë hije
për ca lule në livadhe për nje këngë e për një valle

Shqiperi moj të kam nënë bukë e krip më ke dhënë
më dhe dashuri e shpresë më dhe emër më dhe besë
oh mall i kam malet më borë ku mblidhja yjet me dorë
për një vajzë një gjeraqinë sa e dua Shqiperinë

Oh Shiperi moj...

Për një pyll me dritë e vesë dhe për fjalën mirëmëngjes
ku më flet toka si nëna mirdita dhe mirëmbrëma
për blerimin e një pishe një fole me dallandyshe
nënë që më linde mua ti e di përse të dua

Shqiperi moj...

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme: