Teksti Origjinal

Krisi pushka mor
Gjemoj deti
Kujtoj Nefsja
Se u bo qameti

S'esht qamet mor
Por esht furton e
Vjen Kavaja
Me gjith Tiron e

Gajret çuna
Ju falte Zoti
Se Princ Vidin
S'e zen ktu moti

Se Princ Vidin
S'e zen ktu moti
Kemi lemun o
Prej baroti

Zoj e Vidit
Po krihte floket
Refik bej o
Ç'i bone shket

Refik bej o
Ç'i bone shoket
Shif se t'hiken o
Porsi lotet

Ky Princ Vidi
Po bon medet e
Ngeli asqeri
Ne Shkozet e

Ne Shkozet more
Ne Kashar e
S'bohet pushk o
Me katunar e

Mal me mal
Po kendon bilbili
Trim mbi trimat
Haxhi Qomili

Haxhi baba
Me vegjeli e
Çiti Vidin
Me dymdhjet mij e x2

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:



Kartolina v4.0 © 2021