Teksti Origjinal

ooooo N'Suharekë ou na u ka bå nami
mos åsht gjall o Salih Shabani
besa besë o n'at Malsi t're
trima t'mdhoj o gjithëmon jan le
qe i rriti vet ky dhè
kapetana gjith tuj pre

oooooo trimni bani dhe pushk qiti
kombit ton o ftyren ja zdriti
ish ky trim more nga Malsia
ku e ka o folen o trimrin
qe jan rrit o trimat me zåå
e gjithmon o jan pre me shka-eeee

ooooo kapetan diqka du met than
te shqiptart jo sà'kon zakon
armt e mushme pa gjak mej dhan
naqallnik ou tu nxift jeta
sei jep armet Besim Ndreca
per pa u kall flak Suhareka

oooooo nxurr alltin o ja qiti tymin
n'ven e vrau o njat shka katilin
shokt e shkaut kokan kon tmerru
a osht jet ou kryt o me pshtu
ikshin shkit se i rroki tmerri
sikur pulat prej skifteri

oooooo at'her trimi o'u shku ne shpi
pershendet o me rob e fmi
po'u thot fmive ju lamtumirë
ju më rrnofshi n'Kosov'n e lirë
me dit sodit met pa mu
por vetveten e kom pague

oooo lamtumirë oj nan Kosova
shum n'ket jet per ty u përvlova
n'burgje t'rana rinin o kalova
por ne fund per ty o luftova

-lamtumirë moj Suharekë
zullumqarin o jau kam hekeeee-2x

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:



Kartolina v4.0 © 2021