TEKSTI ORIGJINAL

Për një çast, më ndali zemra, s'ishe ti,
Shpirtin sonte, ma trazove përsëri
Më kujtohet ,sa shumë prisja,
Që të ndjeja erën tënde
Kthehu, dhe një herë të të shihja.

Ëndrra gjumin ,ma këputi e më zgjoi ,
Mbi nënkres të ndjeva frymën, ku je ti ,
Puthjet ende janë të nxeta,
S'na i ftoh dot largësia.
Eja ,mos u fshih vetëm në ëndrra.

Unë dhe ti ,
Lusnim natën që edhe pak të zgjaste,
Të mos kish agim ,
Edhe dielli fare të mos lindte,
Vetëm unë dhe ti ,
Lusnim natën që pafund të zgjaste
Të mos kish mbarim,
Edhe dielli atë ditë të shuhej ,
Ndarje të mos kish
Nëse mijëra kilometra sot na ndajnë .

Ref.
Mos më thuaj humbi dashuria
Më të madhe e bën largësia
Eja zemer netët ti përcjellim si dikur

Dashuria nis me ty ,me ty mbaron
Je kuptimi që merr dita sa fillon
Puthjet ende janë të nxehta
S'na i ftoh dot largësia
Eja, mos u fshih vetëm në ëndrra

Unë dhe ti
Lusnim natën që edhe pak të zgjaste
Të mos kish agim
Edhe dielli fare të mos lindte
Vetëm unë dhe ti
Lusnim natën që pafund të zgjaste
Të mos kish mbarim
Edhe dielli atë ditë të shuhej
Ndarje të mos kish..Ndarje te mos kish..ooo...oo

Unë dhe ti
Lusnim natën që pa fund të zgjaste
Të mos kish mbarim

Edhe dielli atë ditë të shuhej
Ndarje të mos kish
nese mira kilometra sot na ndajn

Ref.
Mos më thuaj humbi dashuria
Më të madhe e bën largësia
Eja zemer netët ti përcjellim si dikur

Mos më thuaj humbi dashuria
Më të madhe e bën largësia
Eja zemer netët ti përcjellim si dikur

Mos më thuaj humbi dashuria
Më të madhe e bën largësia
Eja zemer ..ejaaa si dikur..

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme: