TEKSTI ORIGJINAL

Emrin tënd në mur kam shkruar
rri shikoj qaj si i marrë
më kujtohen fjalët e tua
kur mi thoshe ti më parë

Hej, hej, hej
s'të kam harruar
hej,hej, hej
qaj edhe vuaj

Sjell ndërmend fytyrën tënde
lotët rrjedhin dalëngadalë
flas i vetëm por nuk dëgjohem
më jep një shpresë që të jem gjallë

Hej, hej, hej
s'të kam harruar
hej,hej, hej
qaj edhe vuaj

Zgjata dorën të të prekja
por mundimi ish i kotë
hija jote veç kish ngelur
shpresa ime zhgënjim i plotë

Hej, hej, hej
s'të kam harruar
hej,hej, hej
qaj edhe vuaj

Pyes veten ç'ndodh me mua
dhe përgjigje jo nuk marr
po marr rrugën i vetmuar
dhe me jetën sot u ndamë

Hej, hej, hej
s'të kam harruar
hej,hej, hej
qaj edhe vuaj

Hej, hej, hej,
s'të kam harruar
hej, hej,hej
dhimbjet mbaruan

Hej, hej, hej
s'të kam harruar
hej,hej,hej
dhimbjet mbaruan

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme: