TEKSTI ORIGJINAL

[Sample "We Can Work It Out" - The Beatles]
Life is very short and there's no time
For fussing and fighting, my friend
Life is very short and there's no time
Life is very short and there's no time
Life is very short and there's no time
Life is very short and there's no time

[BimBimma]
Jeta është e shkurtë, pastroji durt
Pastroji dhëmbët kur han, bile mos m'u dok i untë
Shqiptar, para se me dalë pastroni hund't
Që mos me ja u nxonë durtë e shtime n'hundë
Që doket si prej hundës me dasht me kru synin
Duhet me mbyt krymin se jena tu ja vnu drynin
Vetit e rrethit, rreth vetit
E kam hup rrugën n'oborr
Se veç po heci, po heci

Jam n'vendin tem, po s'di ku jam kah shkoj
S'di çka jam ka baj, e s'di pse po jetoj
Ku s'muj me llogaritë ku jam mbas 10 vjetëve
Hehe, unë s'di ku jom mbas 10 netëve

Jeto'e secilin sekondë si m'u kanë i fundit
Kështu jetohet nëse don me nejtë n'kamb n'fund t'rundit
Me t'qi jeta, a' si me t'ra sapuni n'dush t'burgit
Kjo përnime nuk a' andërr, jo nuk çohesh prej gjumit

[The Beatles]
Life is very short and there's no time
Life is very short and there's no time
Life is very short and there's no time
Life is very short and there's no time

[Cyanide]
Ma mirë rri në biblotekë se sa rri në kafiç,
Unë po foli shumë po ti nuk po fol hiç,
Për me m'pre mu si kasap, unë duh'na me kanë viç,
Me ma ba mu qysh ja bane atij, unë duh'na me kanë (bi**h!)

Kush e kish mendu që unë bana veteran,
Injorantit mos ja lësho, se ai vetë e han,
Unë krejt hajvan, e ti politikan,
E lëshoj fjalën e randë, sa me rrëzu nji elefant

E tham e nuk livris, i pastër, kurrë pis
I vendosun me nji anë, e kurrë në midis
A po don me lujt futboll, a tenis?
Bimz, a je i sigurtë që don me ba kangë me ateist?

Qysh se n'klasë t'parë ma kanë mbush kryt me propagandë,
Vaga e drejtësisë n'vendin tem u rrëzu me nji anë,
Ma kanë zbukuru, na kanë kthy trefish,
Sulltan Sulejman tan ditën, faktura na vjen turqisht

Gabimisht po m'doket, dardha na ka dal me bisht,
Ja du t'mirën popullit tem e t'keqen s'ja du hiç,
Nuk na vyn ma kisha, boll kena xhamia,
Na vyn shkolla, fakultete t'edukohet fëmija

Unë kam me ta ndal lojën, para se m'a ndalë ti gojën,
Kam me ta rrëzu derën, edhe me ta mbytë rojën,
Masi u ardhë dita me m'thanë pak i trent,
Kena me hi me dinamit, surprizë në Parlament

[BimBimma]
Ç'a mundesh me ba sot, kurrë mos e le për nesër
Jetoje sotin si mos me pas t'nesërme tjetër
Mos t'e vesim pjesën tjetër për atë pjesën tjetër
A si ngarkesë p'i mbesim jetës n'këtë pjesën ku mbetëm

A me mendu qysh kena me çu vetën drejt jetës tjetër?
A me shpall veten budallë me dokumenta nër sqetëll?
A me mendu ç'a me ba me këtë jetën që na mbetet ku mbetëm?
Na mbetet m'u mundu me nd'rru e jo tu kukatë me prit kijametin

Jena njifarë nacije e çuditshme, një sasie t'volitshme
Ku krejt ankohen për jetën e përditshme (more hej!)
Nuk ndërron send me zgjidhje t'paarritshme
Me njerëz që para ftyre ndërrojnë ftyra n'mënyra t'habitshme

E frikshme, kjo gjendja e tanishme
U materializu bota, ka hupë rëndësia e saj ç'a është e rëndësishme
S'ka rastësi, këtu kurrgjë s'është e rastësishme
Kur tejkalohen kufijtë, jeta bahet tejet e rrezikshme.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme: