TEKSTI ORIGJINAL

Arbeni:
Ah moj gru, moj gruja jeme
Lumja ti per mu
Qysh se erdhe n'deren teme
Zoti t'ka beku
Boll e bukur ti ke qene
Je ba ma e mir
Lutju Zotit ti moj gru,
Qe sjam burr i vshtir.

Vida:
Nigjo mir o burri jem
Cka po du me t'than
100 her t'kam fal o burr
1000 her t'kam nxan
Nigjo mir o ti mor burr
Cka du me t'kallxu
Pasha Zoten burri jem
Ma smuj me t'duru.

Arbeni:
Ah moj gru moj gruja jeme
Mu mke pa behane
As raki, as bixhoz, as neper mejhane.
Vec 1 gja e lumja gru
Babes i kam ngja
Grat e huja, grat e mira,
Nuk muj t'rri pa i pa.

Vida:
Ku do t'shkosh e ku do t'knosh
Te un ke me ardh
Ska ma t'mir se gruja jote
Pac faqen e bardh
Tana shkojn, e tana vijn,
o ne pune te vet
Ska ma mir o burri jem
Te un ndjehesh mbret.

Arbeni & Vida
O ti koshe gezu me gru
Bona pak hajgare
E di mir o burri jem mke pas nafak t'madhe
Se tan boten me ma fal
Un vec ty te du
Se nuk baj un pa ty
E as ti pa mu...

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme: