TEKSTI ORIGJINAL

[Alban Skenderaj:]
Ishte viti '93
Më kujtohet si të ishte dje
Ne të dy të pandarë.
Rrinim zgjuar deri ne mëngjes
Dhe këndonim ACE OF BASE
Nga një FIAT RITMO e bardhë.

Ti kërkoje DISCO
Une doja LIVE and ROCK'N'ROLL
Dhe në fund një film në video-kasetë.
Nga tarraca e pallatit tënd
Numëronim nga i njëjti vend
Një yll si një lek.

[REF.:]
Vetëm dhe një natë, vetëm dhe një natë,
çfarë s'do jepja të më ktheje atje.
Vetëm dhe një natë, vetëm dhe një natë,
Në vitin '93, vitin '93.

E mban mend kur në mësim
Flije gjumë mbi supin tim
Dhe të mbuloja me çantë.
Sa mbasdite në shtëpi
ITALIA UNO, MTV
Derisa bëhej natë.

Ti prapë kërkoje DISCO,
Unë doja LIVE and ROCK'N'ROLL,
Pak alkool dhe një paketë PRESIDENT.
Thonim: "Always Side By Side",
Ndiheshim Bonnie dhe Clyde,
Version adoleshent.

[REF.:]
Vetëm dhe një natë, vetëm dhe një natë,
çfarë s'do jepja të më ktheje atje.
Vetëm dhe një natë, vetëm dhe një natë,
Në vitin '93, vitin '93.

[Lyrical Son:]
I got the power!
E kthej kohën mrapa.
Orën policore
E kur kena kcy me hapa.
Ishim n'shkollë fillore
S'bojke vonë me na nxon nata.
N'vend t'librave edhe fletoreve
Kaseta kishim n'çanta.
1993,
M'kujtohet e m'doket si me kon dje.
Full satelita ballkonat n'qytet,
TVSH SAT,
LAJME SHQIP FLASH!

INFORMER!
U know say daddy snow me gonna blame,
E knjoshim n'mahall tem.
Policia na bërtitshin megafon,
Dojshin me na trem.
ALICKY BOOM BOOM DOWN!
All starkat e bardha,
Levi's, 500 e nishkat,
Flokt me gell, bros
Pa vi man.
Edhe perpara i kom majt shishkat,
Gucci!

[Alban Skenderaj:]
(Vetëm dhe 1 natë, vetëm dhe 1 natë)
Një natë, një natë,
Një natë, një natë.
(Vetëm dhe 1 natë, vetëm dhe 1 natë)
Një natë, një natë,
Një natë, një natë.

[REF.:]
Vetëm dhe një natë, vetëm dhe një natë,
çfarë s'do jepja të më ktheje atje.
Vetëm dhe një natë, vetëm dhe një natë,
Në vitin '93, vitin '93.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme: