TEKSTI ORIGJINAL

[Petro:]
Shiko moj zemër,
ça i ke bo ti lidhjes sonë
Duke të dasht,
të dhashë më shumë se meriton.

E nëse nuk do ketë më nesër
vitet borxh m'i ke
A thu sa vlen për ty dashnia
kur ti zemër s'ke

[REF. x2:]
M'kish deh dashni, dashnia
ka me t'pushtu vetmia
për ty lotët i ngriva
më jep jetë pastaj më vret.

[Olsi:]
Me zemrën time je tall
edhe prapë dreqin kam mall.
Edhe pse unë e di
që është e kotë
u solla mir,
kështu që më fal
tani të njoha si djall
krahët e ëngjëllit që ke
janë photoshop.

Ah sa shumë unë e ti premtum
yjet i numërum ah,
unë e ti nëpër det bashkë
gishtat e kryqëzum,
gëzove ti edhe unë, se
hoqe dorë ti jo unë
e tani ne të dy u harrum
shkretëtirë mbeti ky lum.

[REF. x2:]
M'kish deh dashni, dashnia
ka me t'pushtu vetmia
për ty lotët i ngriva
më jep jetë pastaj më vret.

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme: