TEKSTI ORIGJINAL

Ne divan me lule
Me rrije mbeshtetur
Moj te marrsha syrin
Syrin me gjithe vetull

Fustanin e bardhe
Ku ma paske gjetur
Moj te marsha syrin moj
Syrin me gjith e vetull

Kurora me lule
mbi ato baluke
Vello nuserie
Hedhur permbi supe

Lotet pikojne
Si ne shtate puse
Zazet gjemojne
Se do ikesh nuse

Dy lule te bardha moj
Nje dhurat per vajzen (×2)

Ta mar moj nene
Ta mar mos e mar
Mere bije nenes
Djalit mos ju ndaj (×2)

Kush te ka stolisur
Me margaritar
Kush ta ka qendisur
Fustanin e bardhe
Kush e derdhi henen
Mbi te verdha floke
Yjet rrine ne qiell
Ti ndricon ne toke

Si ste erdhi keq moj bij
Qe u bere nuse (×2)

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme: