TEKSTI ORIGJINAL

Si një fëmijë që kurrë nuk qan
i lënë në vetmi në natë pa hënë
përpij unë lotët ditë më ditë
tretet rinia vit më vit

Gërdhijnë maqinat rreth më rreth
ankthi prej tyre më rrënqeth
nuk di ruletë, në bar nuk shkoj
ndjenjat e gëzimit i gurëzoj

Kujtoj Prishtinën plot me jetë
i lutem ëndrrës të mos tretë
sa duhet gëzimin unë ta prek?
a thua më parë duhet të vdes?

📋 TEKSTI I KARTOLINËS

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme: