Teksti Origjinal

Çifteli t'ka hije veni
Oh sa mirë po t'shkon dyzeni
Me qef telat jam tu i dridhë
Du me knu kangën ma t'mirë
Kanga e mirë ta shton marakun
Kur e knon për baxhanakun
Lezet ka neja e sofra
Gratë mes veti kur jane motra
Shije ka çaji e kafja
Kur dy motra jane kunata
Kush me vëlla s’don me hy n’hak
Le ta kqyrë si baxhanak

REF. 2x:
Baxhë, baxhë baxhanak
A po vjen me nejt pak
Vij per pak e rri me bujtë
Se me u nda s'jemi tu mujtë

A ka çaj o baxhë për mue
Hiç pa m’thanë e kam përvlue
Me nji shpi t’kisha pasë vëlla
S'kishim mujtë kaq shpesh me u pa
Mos me pasë baxhën me veti
S’ka pushimi pikë lezeti
Kush pa baxhën n’pushim shkon
ma shumë lodhet se pushon
Një ditë shkon po s’ec e dyta
Ke me thane “veten e myta”
N’dash me ikë prej kësaj rrëmuje
Merr’ me veti vellaun prej gruje

REF. 2x:
Baxhë, baxhë baxhanak
A po vjen me nejt pak
Vij per pak e rri me bujtë
Se me u nda s'jemi tu mujtë

Kur ma nis baxha selamin
Bashkoj xhezven me filxhanin
Bahet kafja me kajmak
Kur e pin me baxhanak
Hiç sheqer mos me pasë
Ambëlsohet prej sevdasë
Kush ia din grus kimetin
Ia ban baxhës muhabetin
Sebep gruja n'këtë dynja
Mos me mbetë burri pa vëlla
Sado fjalë me thanë, është pak
Mos t'lashtë Zoti pa baxhanak!

REF. 2x:
Baxhë, baxhë baxhanak
A po vjen me nejt pak
Vij per pak e rri me bujtë
Se me u nda s'jemi tu mujtë

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:



Kartolina v4.0 © 2021