Teksti Origjinal

Ermal:
Ishim femijë të lindur në një stinë
Fshatarja ime, mike e rinisë
Jeta është grackë
Mjaltin e bën pelin
Mbesim veq se rob të dashurisë
As unazë as dasëm me flamur
Fëllënza ime ëndërr e pashpresë
Edhe pse kurrë, ne nuk u prekëm kurr
Ne në shpirt lidhëm kuror e besë

Refreni:
Sa e bukur ish me vellën
At dit shiu mu na maj
Isha i strukur nën ombrellën
Mysafirë n'dasmën e saj
Sa e bukur ish me vellën
Bëja be se s'do të qaj
Por kot fshehesha nën ombrellën
Mua m'lagte loti i saj

Ledri:
Jo zemra po rreh oh so ka ndalon
Menja pe sheh edhe so ka harron
I msheli sytë sun e shoh me tjetër kon
E di që so e jemja po o kam mungon
dje sot edhe nesër pak normal e tepër,pak ermal e ledër
Nuk munesh me lon jou u njoh tjetër
Yeahh 7/24 ah po du me pas afër ah
E di që andrrat bohen realitet po me ty realiteti veq nji andërr ah

Refreni:
Sa e bukur ish me vellën
at dit shiu mu në maj
isha i strukur nën ombrellën
mysafirë n'dasmën e saj
Sa e bukur ish me vellën
bëja bese sdo të qaj
por kot fshehesha nën ombrellën
Mua m'lagte loti i saj

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

KartolinaShqip v2.0 © 2018