Teksti Origjinal

Shyhretja:
Gzim të madh o bir
kam që po vjen vera
hala kpuct e tua
po i maj te dera
11 muj pa ty janë si 11 vite
e 1 muj me ty m'doket 1 gjys dite.

GOLD AG:
Jeta na qoj ku se menum
po atë vend jo kurrë se harrum
s'shkova prej qefi veç prej nevojës
me ty e ndam bukën e gojës
plaga e jote dhimbja e jonë
sa herë na ke thirr aty jena kanë
e sot liria erdhi mes nesh
e deshti Zoti me t'pa ma shpesh
nuk e harroj gjuhën amtare
për atë e deshta nusen shqiptare
nipi e mbesa nuk bohen ndryshe
po vin me t'pa oj e mira gjyshe gjysheee.

Shyhretja:
Oh moj verë e bardha verë
gurbetqart veç ti naj mledh
1 urim prej zemrës time
JU NA ARDHSHI VEÇ PËR GZIME.

Shyhretja:
Sa herë ju që vini plot mbushet shtëpija
je i pari emër në lutjet e mia
oh me juve buka shumë ma mirë po hahet
e dasma e gzimi pa juve nuk bahet.

GOLD AG:
Ah ky vit e njejtë çdo ditë
nuk po i shoh fmit tu u rrit
oj Kosovë ma e mira erë
e du atë sokak ku m'pret nana n'derë
e kur m'kapin ort e mërzis
malli m'merr me ni erën e shpis
erën e bukës sa shumë e dojsha
nanë ti ma falshe sa herë që gabojsha
e ai 1 muj te shpia që jemi
fmia po thojnë babë nuk po kthemi
ah sa zor osht me ba ball
sa herë që kthehna thom In Shaa Allah t'gjejë gjallë.

Shyhretja:
Oh moj verë e bardha verë
gurbetqart veç ti naj mledh
1 urim prej zemrës time
JU NA ARDHSHI VEÇ PËR GZIME.

Shyhretja:
Sa të gjata janë rrugët e ksaj bote
nuk je mysafir je te shpija jote
sa ishe i vogël dojsha t'madh me t'pa
ah sa kisha dashtë t'vogël prap me t'ba

Shyhretja:
Oh moj verë e bardha verë
gurbetqart veç ti naj mledh
1 urim prej zemrës time
JU NA ARDHSHI VEÇ PËR GZIME.

Shyhretja:
Oh moj verë e bardha verë
gurbetqart veç ti naj mledh
1 urim prej zemrës time
JU NA ARDHSHI VEÇ PËR GZIME.

GOLD AG:
Sa herë që kthehna thom In Shaa Allah t'gjejë gjallë

📋 Teksti i Kartolinës

Seleksiono 1-6 rreshta nga teksti origjinal dhe tërhiqi/ngjiti në hapësirën e mëposhtëme:

KartolinaShqip v2.0 © 2018